Fillon java e modës me modelet mbipeshë

Kryeqyteti i Nigerisë, Lagos ka filluar jvën e modës që i dedikohet modeleve mbipeshë. Vajzat që janë me përmasa të mëdha janë neglizhuar gjithnjë nga industria e modës.

“Ndjej se është koha që femrat me përmasa të mëdha të ndihen unike në mënyrën e tyre. Ekziston një treg i vecantë për femrat e tilla në Nigeri dhe në Afrikë. Pse të mos kujdesemi për njerëzit me masa të mëdha?” – tha Temi Aboderin-Alao, themeluesja e javës së modës për BBC.

Kritikët thonë se shfaqje të tilla transmetojnë mesazhin e gabuar duke nxitur obezitetin. Por shumë të tjerë ndihen të lumtur që femrave me përmasa të mëdha i jepet mundësia që të shfaqin veten.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në fillim humba shpresën sepse isha e madhe dhe ne nuk po vlerësoheshim në Afrikë. Pastaj, falë kësaj shfaqjeje ne u ndjemë shumë krenare për trupat tanë. Të gjitha janë të bukura në mënyrën e tyre,” – tha modelja Praise Oulaye që ka nënshkruar kontratë njëvjecare me një agjensi modelingu në Londër.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?