Filmi “James Bond” nuk do të dalë tani, pandemia shtyn premierën për të tretën herë

Premiera  e filmit të ardhshëm të James Bond u shty për herë të tretë për shkak të pandemisë.

“No Time to Die” (Nuk ka kohë për të vdekur), ishte shtyrë dy herë dhe tani do të shfaqet në 8 tetor, tha një njoftim i publikuar në faqen e ëeb-it të filmit.

Filmi do të shfaqej në ekran në prill të vitit 2020 , por për herë të dytë është shtyrë në tetor, raporton BBC.

Swiss Digital Desktop Reklama

Filmi është i 25-ti në ekskluzivitetin e Bond dhe shënon paraqitjen e fundit të Daniel Craig si agjent i shërbimit sekret britanik 007.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vonesa do të sjellë një tjetër goditje në kinematë botërore të cilat janë detyruar të mbyllen për shkak të pandemisë.

Filmi i mëparshëm i Bond, Spektri i vitit 2015 solli rreth 900 milion dollarë fitime në mbarë botën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?