Fitoi ”BBVA5”, ja sa para merr Selin nga çmimi i madh
Pas plot 120 ditësh izolim, sfidash të forta psikologjike dhe një rrugëtimi me plot ulje e ngritje, Selin u kurorëzua më në fund fituese. Ajo ngriti lart çekun e shumëlakmuar prej 100 mijë eurosh, duke mbyllur me sukses një nga aventurat më të komentuara. Por, ku do të përfundojnë vërtet këto para?
Siç e ka thënë edhe vetë, një pjesë e këtij buxheti do të shkojë për bamirësi, ndërsa pjesa tjetër do t’i dedikohet qëllimit të saj më të madh thellësisht personal: bashkimit të familjes.
Në llogarinë e saj nuk do të kalojë e gjithë shuma e premtuar në ekran. Sipas ligjit shqiptar, fitimet nga spektaklet televizive tatohen me 15 për qind në burim. Bëni llogaritë: nga 100 mijë eurot e finales, shteti mban 15 mijë, duke i lënë asaj në xhep saktësisht 85 mijë euro.
KOHA JONË SONDAZH
Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?
Results
Vota totale: 841

