Fitoi Big Brother Vip 3, aktorja Egla Ceno flet për lojën e saj: Nuk e kam bërë viktimën

Aktorja Egla Ceno fitoi ”Big Brother Albania Vip 3”, dhe ka dhënë së fundmi një intervistë për ”Wake Up”. Ajo ka folur për periudhën brenda dhe për situatat që kanë ndodhur në shtëpi gjatë 133 ditëve. Aktorja thotë se tani që ka parë videot, ka pasur më shumë kohë që t’i analizojë ngjarjet. “Duke parë disa video, kam pasur kohë, po shoh qasjen time. Ka pasur raste kur unë kam neglizhuar. Unë kurrë nuk kam përdorur familjarët e të tjerëve. Luhej me fjalën edhe kur nuk ishte në konatacion siç përdorej”, u shpreh ajo. Ceno mes tjerash theksoi: “Nuk e kam bërë viktimizimin”.

 

SHKARKO APP