Fiton 4000 euro në muaj, por që modelja nuk ekziston

Aitana López është nga Barcelona. Hobi i saj është fitnesi, por i pëlqejnë videolojërat. Modelja ka 95 mijë ndjekës në Instagram, por ajo nuk ekziston. Ajo është një modele e krijuar tërësisht nga Inteligjenca Artificiale dhe fiton 4000 euro në muaj.

Agjencia e komunikimit “The Clueless” e tregon se López nuk është reale, megjithëse e kufizon qartësimin e këtij fakti vetëm me një “hashtag” #aimodel që shfaqet në profilin e saj.

Modelja shfaqet në foto gjithmonë e përsosur, me flokët e lyer rozë dhe me një trup fantastik. Për më tepër, në fotografitë e saj mund të lexoni tekste sikur i ka shkruar vetë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?