Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Fiton Austria, pikët që Shqipëria mori nga juritë. Publiku europian na renditi në vend të 5-të me vota masive

Fiton Austria, pikët që Shqipëria mori nga juritë. Publiku europian na renditi në vend të 5-të me vota masive

Politikë
E diel, 18 Maj 2025 01:24
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Austria u shpall shtet fitues i “Eurovision Song Contest 2025”, përfaqësuar nga artisti i ri JJ me këngën “Wasted Love”.  Performanca e JJ në skenë u përshkua nga një intensitet emocional dhe estetik mahnitës. Ai shkëlqeu jo vetëm vokalisht, me një zë të fuqishëm dhe të qëndrueshëm, por edhe vizualisht, me një skenografi moderne dhe ndriçime që e theksuan çdo emocion të këngës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Shqipëria doli në vend të tetë me 218 pikë. Edhe pse nga juritë e 37 shteteve u renditëm në vendin e 16 me 45 pikë, por votat e popullit Europian dhe jo vetëm, na dërguan në vendin e 8-të. Për nga pikët, Shqipëria është renditur në vendin e pestë, një sukses i jashtëzakonshëm, pasi vota e popullit është më me vlerë për një artist sesa qokat që bëjnë shtetet me diplomaci.

Mund t'ju interesojë

Adrola Dushi për protestat: Mos bëfshi pikën e hajrit ata që justifikojnë trajtimin mizor të studentëve

Adrola Dushi për protestat: Mos bëfshi pikën e hajrit ata që justifikojnë trajtimin miz...

Para 10 orësh
Monika Lubonja rikthehet në rrjete sociale

Monika Lubonja rikthehet në rrjete sociale

Para 15 orësh
Horoskopi për ditën e sotme, 22 tetor 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 22 tetor 2026

Para 21 orësh

Në çdo sondazh, Shqipëria ka qenë në pozicion të lartë, ku në Eurovision World që çdo vit nxjerr saktë Top 3, Shqipëria është votuar në vendin e 3-të. Sakaq, Wiwiblog na nxorri edhe fitues.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Shkodra Elektronike i dha Zjermin e duhur skenës në Bazel me një performancë të fortë që mbajti gjallë emocionin dhe kuptimin e vërtetë të artit. Me këngën “Zjerm” Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca dhuruan një nga momentet më të paharrueshme të mbrëmjes finale të “Eurovision 2025”.

Beatriçe u shfaq sërish mahnitëse, me vallëzimin unik, që nuk ishte thjesht koreografi, por pjesë e rrëfimit emocional të këngës. Ajo shkëlqeu me praninë e saj skenike, duke bartur mbi supe gjithë intensitetin e mesazhit që përçonte “Zjerm”. Vokali i saj i fuqishëm dhe i pastër goditi thellë, duke shtuar një dimension shpirtëror dhe poetik në çdo varg.

Por duhet theksuar se shumë juri votuan politikisht dhe jo nisur nga përformanca artistike. Shtetet nordike dhe ato lindore nuk na dhanë asnjë pikë. Pra as edhe një pikë, kur vota e publikut na dha vend të pestë. Nga 37 shtete që votuan si juri, 27 vende nuk na dhanë asgjë. Një smirë e tmerrshme në një Europë të madhe.

Përfundimisht nga 37 shtete gjithsejt dhe 26 ishin pjesmarrëse, Shqipëria prapë ia doli, mori vendin e 8-të.

Juritë e shteteve që votuan Shqipërinë

Suedia- 3 pikë

Holanda- 1 pikë

Franca-12 pikë

Italia-3 pikë

Portugalia-4 pikë

Polonia-5 pikë

Mali i Zi-10 pikë

Greqia-2 pikë

Spanja-1 pikë

Qipro-4 pikë

R.Sh/ Koha Jonë/

Ja se çfarë shkruan radio shtetrore gjermane DW:

Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca, të grupit “Shkodra Elektronike” përfaqësojnë Shqipërinë me këngën “Zjerm”, e cila ka shanse të larta për të arritur një rezultat të suksesshëm.

Për të takuar dhe intervistuar Beatriçe Gjergjin dhe Kolë Lacën, dyshen e “Shkodra Elektronike”, duhet pritur gjatë, ka shumë gazetarë në radhë në Eurovision 2025Fotografi: Elona Elezi/DW

Në hollin e një hoteli në Bazel të Zvicrës, gazetarët që mbulojnë festivalin europian të këngës “Eurovision Song Contest” mbajnë radhë për të intervistuar këngëtarët që ja kanë dalë mbanë të ngjiten në skenën e finales së madhe së 17 majit.

Për të takuar dhe intervistuar Beatriçe Gjergjin dhe Kolë Lacën, dyshen e “Shkodra Elektronike”, duhet pritur gjatë. Interesi për ta është i madh. Gazetarë nga e gjithë bota duan të dinë gjithçka për përfaqësuesit e Shqipërisë së këtij viti, që nga teksti i këngës, veshja, lëvizjet skenike, ambiciet, pritshmëritë. Pyetjet janë të pafundme dhe lodhja e tyre është e dukshme, megjithatë gjejnë kohë për t’i dhënë përgjigje të sinqerta e të vërteta gjithësecilit të interesuar, me një buzëqeshje që nuk u ikën asnjëherë nga portreti.

Ngjizja e “Shkodra Elektronike”

Edhe pse të dy të lindur në Shkodër dhe të emigruar herët në Itali, Beatriçja dhe Kola nuk njiheshin më herët, por u gjetën rastësisht në rrjetet sociale, ndërkohë që secili kishte grupin e tyre muzikor. “Me Kolën jemi gjetur në internet. Jemi simboli i kohës ku jetojmë” – thotë Beatriçe Gjergji për DW. Dëshira për të rikrijuar një cover të këngës shkodrane “Turtulleshë” bëri që para se t’ua propozonte miqve të saj italianë këngën, të kërkonte në Youtube, ku gjeti një cover të mëhershëm që Kola kishte kënduar me grupin e tij.

“Ishte cover shumë i bukur dhe diçka krejt e re, e padëgjuar më parë dhe më pëlqeu shumë. U emocionova”. Pastaj kureshtja bëri që të dinte më shumë për Kolën dhe dëgjoi intervista të tij, ku mësoi se dhe ai ishte nga Shkodra, emigrant i viteve ’90, dhe gjeti shumë ngjashmëri me historinë e jetës së saj. Më pas komunikuan në Facebook dhe pasi ndoqën nga larg aktivitetin muzikor të njëri-tjetrit, u takuan dhe nisën të flisnin për bashkëpunim, derisa në 2019-ën krijuan “Shkodra Elektronike”.

Kulmi i bashkëpunimit të tyre artistik është shkrimi i këngës për Festivalin e fundvitit të Radio-Televizionin shqiptar, fitorja e së cilës i solli në skenën gjigante të Eurovisionit.

“Njerz’t e mirë e njerz’t pa emër, kërcejnë valle n’shpirt” – është një nga vargjet e “Zjerm”.

“Kur kam nisur të shkruaj këngën, kam menduar të shkruaj për njerëzit e mirë, njerëz të cilët kur bëhen me nerva, nuk reagojnë keq. E kam shkruar për njerëzit me empati, dhe unë kam pasur fatin të njoh shumë prej tyre, që kanë lënë shenjë të madhe tek unë dhe unë kam mësuar shumë prej tyre” – thotë Beatriçe.

“Emigrantë të viteve ‘90”

Kolë Laca ishte 20 vjeç kur vendosi të studiojë në Itali. Në Shkodër kishte studiuar për piano në licé por nuk ishte ndjerë asnjëherë i lirë për të bërë muzikën që donte. “Mbarova studimet dhe aty e mbylla me muzikën, sepse po flasim për një shkollë në komunizëm, ku askush nuk ishte i lirë të bënte çfarë të donte” – tregon Kola për DW. Mirëpo sistemi ra dhe gjithsesi Kola nuk e gjente veten në Shqipëri. Përmes një burse të shkollës së Jezuitëve në Shkodër vendosi që në vitin 1992 të studiojë drejtësi në Padova të Italisë, degë të cilën më pas e ndërroi me shkencat politike, aty ku dhe u diplomua.

Por në një treg të lirë dhe të zhvilluar muzikor si Italia, iu rikthye muzikës por këtë herë jo asaj klasike por muzikës underground. “Aty ia nisa nga 0 edhe nga muzika. Mbaj mend që gjëja e parë që bëra kur mbërrita në Padova ishte blerja e një gazete ku njoftohej për aktivitetet muzikore që do të kishte në muajt në vijim dhe pashë që do të vinin grupi ‘Aerosmith’. Shkova për t’i parë dhe aty kuptova psikologjikisht dhe fizikisht ndryshimin e madh me Shqipërinë e atyre viteve” – thotë Kola.

Për vështirësitë e fillimit nuk ndalet të flasë gjatë, pasi në 33 vite jetë në Itali, thotë se ka pasur kohë mjafueshëm që të harrojë gjithçka.

Ndërsa Beatriçe ishte vetëm 6 vjeç kur familja e saj emigroi në Itali, pas një eksperiencë tjetër emigrimi që kishin pasur më herët në Gjermani. “Italia nuk ka qenë e lehtë, sidomos për prindërit e mi. Por në sytë e tyre unë nuk kam parë kurrë frikën, por vetëm dinjitetin. Prandaj dhe jeta ime ka qenë me ngjyra dhe nuk ka qenë kurrë e mërzitshme” – thotë Beatriçe, e cila ndihet me fat që në jetën e saj kanë mundur të ndërthuren bukur dy botë të ndryshme, ajo shqiptare dhe italiane.

“Muzikantë klasi”

“E dëgjove Shqipërinë? Çfarë klasi që kanë. E meritojnë të jenë të paktën në treshen fituese”.

Kjo është fjalia që një gazetar ia thotë kolegut ngjitur, pasi “Shkodra Elektronike” përmbyll provën e fundit skenike para finales së madhe të datës 17 maj. Nga organizatorët, Shqipëria është përzgjedhur që të jetë kënga e fundit e listuar në garë, me numrin 26.

“Është zgjidhje jo e zakontë që kemi lënë të parafundit San Marinon, dhe të fundit Shqipërinë. Sepse San Marino është argëtim, një këngë ritmike ku gjithkush kërcen. Por nga ana tjetër donin ta mbyllnim me një zgjedhje që është vërtet klas dhe përfaqëson muzikën. Dhe kjo është kënga e Shqipërisë. Ka shumë talent, zgjuarsi, dhe është një këngë shumë e bukur. Mund edhe të kishim lënë Shqipërinë të parafundit dhe San Marinon të fundit, por është më e drejtë që ta mbyllim këtë festival me një veprim me klas” – tha pak orë para finales Christer Björkman, një ndër producentët më jetëgjatë të Eurovision Song Contest.

Ekspertët dhe të apasionuarit e këtij festivali festivalit kanë debatuar vazhdimisht për rëndësinë që i jepet radhitjes së këngëve në natën finale, ku shumë syresh mendojnë se këngëtarët që këndojnë në pjesën e dytë të garës, nuk kanë shanse më të larta për të fituar. Megjithatë gjatë viteve të fundit disa prej fituesve kanë qenë të listuar në fund të garës, si përshembull Italia me Maneskin në në vendin e 24-t (2021) apo Ukraina me Jamalën në vendin e 21-të në vitin 2016.

Etiketat e lidhura

“Zjerm”austriaEurovison
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 6 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 7 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 8 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 8 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 8 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 11 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 10 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 12 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.