Fituesi i ”Eurovision-it”, Duncan Laurence tregon fotot nga dasma me partnerin e tij

Duncan Lawrence, fitues i ”Eurovision 2019” me këngën “Arcade”, është martuar me kompozitorin e muzikës amerikane, Jordan Garfield. “Mr & Mr de Moor” shkruan këngëtari në postimin e tij në Instagram.

Çifti janë bashkë që nga fillimi i vitit 2020 dhe në prill të të njëjtit vit Jordan Garfield i propozoi Duncan Laurence. “Po martohem me njeriun më të sjellshëm, inteligjent, të vërtetë, të talentuar dhe të pashëm. Dhe ai është gjithashtu shoku im më i mirë”, shkroi Garfield në Instagram.

Në fillim të këtij viti, Laurence tashmë njoftoi se donte të martohej në Suedi dhe se donte ta mbante dasmën e tij larg syrit të publikut.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Duncan Laurence (@itsduncanlaurence)

SHKARKO APP