Fituesja e BBVA3 shpallet shpifëse me vendim gjykate, gazetari fiton procesin gjyqësor
Raportohet se Gjykata Penale e Tiranës ka dënuar me 1 milion lekë të vjetra aktoren Egla Cenon, e cila akuzohej për veprën penale të ”Shpifjes” nga moderatori i emisionit ”Stop”, Saimir Kodra. Vendimi është dhënë mesditën e sotme, ku në këtë përballje ligjore ka dalë fitues, Saimir Kodra.
Egla Ceno gjatë qëndrimit të saj në ”Big Brother Albania Vip 3”, ku doli fituese, deklaroi se ishte ngacmuar nga Saimir Kodra rreth 20 vite më parë. Sipas saj, ajo kishte shkuar për të kërkuar punë dhe kishte hasur ngacmim seksual nga moderatori i njohur.
Pas daljes nga Bigu, Egla Ceno deklaroi se nuk ishte ngacmuar seksualisht asnjëherë në jetën e saj, madje shtoi se i përçmonte gratë që abuzojnë me pretendime të tilla, duke e quajtur këtë sjellje një formë abuzimi ndaj kauzës së grave të dhunuara.
Pas deklaratës së Eglës, reagoi edhe moderatori Saimir Kodra, i cili njoftoi se do t’i drejtohej gjykatës për mbrojtjen e reputacionit të tij. Ai paraqiti një kërkesë në Gjykatën e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ku kërkoi shpalljen fajtore. Në përfundim të procesit gjyqësor, Egla Ceno u shpall fajtore dhe u dënua me vendim gjykate, pasi deklaratat e saj u vlerësuan si shpifje dhe dëm i padrejtë ndaj reputacionit të moderatorit Saimir Kodra.
KOHA JONË SONDAZH

