Fjalët nga Jozi, familja e Gjestit: Nuk e falim dhe duam më shumë respekt

Jozi u përjashtua nga ”Big Brother Albania Vip 4” dhe Top Channel ka kontaktuar me menaxherët e Gjestit. Ata shprehën shqetësimin e familjes, dhe deklaratën e Jozit e quajnë fyerje të rëndë.
Sipas grupit menaxhues të Gjestit, komentet nuk kanë prekur veç atë, por Kosovën. ”Të etiketosh një qytetar të Kosovës me atë fjali që nuk na e nxe as goja, është një nga fyerjet më të mëdha që mund t’i bësh. Është denigruese dhe e dhimbshme”,-u shprehën ata.
Gjatë debatit, Gjesti përmendi disa herë babanë e tij. “Nuk dua ta dëgjojë, do të mërzitet, ai ka luftuar dhe ka humbur vëllanë në luftë”. Si e priti familja e Gjestit përjashtimin e Jozit? “Të lumtur që produksioni mori masa të menjëhershme”,- deklaruan ata për Top Channel.
Familja e Gjestit u shpreh se nuk e falin këtë fyerje dhe duan më shumë respekt. ”Të gjithë mund të kenë debate dhe mospajtime brenda një loje, por askush nuk ka të drejtë të prekë plagë që ende nuk janë shëruar. Gjaku që është derdhur mbi këtë komb nuk bën dallime mes nesh”,-përfunduan ata.