Fjolla reagon e revoltuar ndaj Albës
Një debat i ashpër ka shpërthyer mes Fjollës, Albës dhe Shkurtës, ku këngëtarja u ballafaqua me të dyja me nervozizëm të theksuar. Ende nuk dihet se çfarë çoi në krisjen e këtij konflikti, por debati u zhvillua në disa ambiente të shtëpisë, përfshirë oborrin, lavanderinë dhe dhomën e ndenjës. Gjatë një debati e sipër në dhomën e ndenjës, Fjolla u ngrit e acaruar dhe i kërkoi Albës të mos ia përmendte vajzat e saj. Alba reagoi duke theksuar se nuk i kishte ofenduar vajzat dhe i kërkoi Fjollës të mos e keqkuptonte bisedën. Fjolla vazhdoi të ishte e revoltuar, duke e quajtur Albën fjalën pise, derisa e përsëriti këtë term disa herë.
KOHA JONË SONDAZH

