Flet gjyshja 48-vjeçare: Jam më seksi tani sesa kur isha 20-vjeçe

Një gjyshe 48-vjeçare ka deklaruar se ndihet më shumë tërheqëse tani se sa kur ishte 20-vjeçe.

Lola Nez, e cila ka lindur në Filipine por tani jeton në Florida, tregon se ka nisur të merret me bodybuilding dhe peshëngritje kur ishte 40-vjeçe.

Nez thotë që , në rini, ka qenë gjithnjë elegante dhe e shëndetshme, por gjithmonë ka dashur që të ketë një trup akoma më perfekt.

Tashmë që ka disa vite që merret me ushtrime të rregullta fizike, Lola thotë se ndihet më seksi dhe me vetëbesim tani sesa kur ishte më e re.

48-vjeçarja nisi ta merrte seriozisht shëndetin e saj fizik në vitin 2014 kur u diagnostikua me një problem serioz shëndetësor.

Qëkur e transformoi tërësisht trupin e saj, ajo thotë se merr pa fund komente pozitive nga meshkujt të cilët i thonë se është ‘seksi’ dhe e ‘bukur’.

SHKARKO APP