Flori Gjini, “tradhton” Ori Nebiajn për…
I ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte moderatori Flori Gjini. Moderatori është i angazhuar prej dy vitesh në emisionin “Pushime On Top” me Ori Nebiaj dhe së fundmi është bashkëmoderator me gazetaren Erjona Rusi, në emisionin “Shqipëria Live”.
Edhe pse Ori është një njohje e vjetër e Florit, ai e “tradhtoi” atë dhe zgjodhi Erjonën. I pyetur nga Bieta se në çfarë formati ndihet më mirë, në “Pushime On Top” apo në “Shqipëria Live”. Moderatori u shpreh se me të dyja emisionet ndihet shumë mirë, por nëse do të ishte përballë dy zgjedhjeve do të zgjidhte “Shqipëria Live”.
“Unë në të dyja emisionet ndihem shumë mirë. Por ju dëshironi një përgjigje. Unë zgjedh Shqipëria Live, sepse aty kam mundësinë të shpreh të gjithë dufin tim ndaj fenomeneve që më shqetësojnë”, u shpreh Flori Gjini.