Flori Mumajesi jep mesazhin e ndjerë pas tërmetit tragjik: Ra barriera “ne” dhe “ata”

Pas tërmetit tragjik që tronditi Shqipërinë mëngjesin e 26 tetorit, kanë vijuar reagime të shumta nga emra të njohur të ekranit shqiptar.

Së fundmi përmes një postimi në rrjetet sociale këngëtari i njohur, Flor Mumajesi ka reaguar me një status pas balanceve të frikshme që kanë çuar në 26 numrin e viktimave dhe 650 numrin e të plagosurëve, ku pas ndihmave dhe mbështetjes që na dha Kosova, ai thotë se nuk duhet të ekzistojë pika kufitare me Kosovën.

“Sot ra pika kufitare e Morinit. Pres që nga nesër punonjësit t’ia vënë vet flakën. Kujt i hyn në punë pika kufitare në një korridor shtëpie?”- shkruan ndër të tjera Flori.

SHKARKO APP