Florioni, Fatoni dhe grupi muzikor ”Atalanta” publikojnë një version më unik të këngës ”Qefe qefe kjo dynja”

Shumë kënga të vjetra janë përpunuar dhe risjellë me ritme më moderne dhe janë bërë hite. Këngëtarët Faton Isufi dhe Florion Thaqi dhe grupi muzikor ”Atalanta”, kanë bërë remake këngën e vjetër qytetare “Qefe qefe kjo dynja”, të këngëtarit ikonik të muzikës popullore, Myslym Lela.

Projektit “Qefe qefe kjo dynja”, titullohet projekti që e kanë sjell dyshja, të cilën e kanë shoqëruar me videoklip dhe mund ta gjeni edhe në Youtube. Faton Isufi dhe Florion Thaqi, tani janë dyshja më e kërkuar në tregun kosovar për organizimet apo eventet familjare si dasma.

Artisti i ri Florion Thaqi ka publikuar edhe projekte solo, ku më i fundit është ”Sa herë të shoh”. Prej vitesh këndon në gëzimet familjare, kjo falë zërit të magjishëm që ka. Në kohën e sotme ku muzika fast-food po zë peshë shumë, zëra si Florioni duhet që të dëgjohen edhe mbështetur më shumë. Një i ri që këndon muzikën popullore është diçka shumë unike dhe me vlerë për vendin.

Myslym Lela përfaqëson një përzierje të çmueshme dhe dinjitoze që e dallon atë jo vetëm ndërmjet bashkëkohësve te tij, mes të cilëve ai nuk ka të barabartë, por e shquan atë edhe kronologjikisht si një muzikthar të përmasave të mëdha e që ka lenë emër në rrjedhën e folklorin shqiptar në vite. Lela është padyshim një gjigant i bindshëm i tingullit popullor shqiptar.

SHKARKO APP