”Forca, na ke bërë shumë krenar”, Bujaka surprizohet nga prindërit dhe fëmijët në finalen e Ferma Vip 3
Dj Bujaka, një nga finlistët e Ferma Vip është përlotur nga surpriza emocionuese. Bujaka fillimisht pa klipin e udhëtimit të tij, teksa tha: “Një eksperiencë shumë e bukur”. Ai është larguar nga Kosova bashkë më familjen që kur ka qenë 8 muaj.
“Kur kam qenë 8 muaj, familja ime ka udhëtuar nëpër male dhe kemi ikur në Gjermani”, tha Bujaka. Pas kësaj, fermeri u surprizua përmes një video-mesazhi nga prindërit e tij, që ndodhen në Gjermani.
“Na ke bërë shumë krenar. Të kemi ndjekur me shumë emocione. Të duam shumë dhe të urojmë suksese”, thanë prindërit e Bujakës. Pas kësaj, fermeri u përball me korin e fëmijëve, të cilët kënduan këngën “Udhët e mia” nga Ilir Shaqiri. Pjesë e korit ishin edhe tre fëmijët e fermerit.
“Arbana babin vendose të parin të fitojë, të dytën Mozën”, tha vajza e Bujakës. Surpriza përloti jo pak fermerin, i cili do e mbaj mend gjatë eksperiencën e tij në Ferma Vip.
KOHA JONË SONDAZH

