FOTO/ Alice Rachele kurorëzohet Miss Italia 2017

Quhet Alice Rachele Arlanch, është 21 vjeç, vjen nga një qytezë e vogël e Trentino Alto Atige dhe është kjo bukuroshe Miss Italia 2017.
Alice Rachele është zgjedhur më e bukura e Italisë nga 30 vajza të cilat konkurronin në finale.
Në vend të dytë është renditur 18-vjeçarja Laura Coden, Miss Romagna. Apelin për votën finale për herë të parë e dhanë nënat e dy konkurrenteve.
E treta në top listë është renditur Samira, një vajzë me origjinë nga Senegali. Samira Lui, 19-vjeçarja nga Udine, vajza e një nënë me origjinë italiane dhe babai nga Senegali, ju afruar ëndrrës për tu bërë Miss Italia.
Vajza mori çmimin Miss Italia chef dhe është inkurajuar nga Christian De Sica që të studiojë kinema, kjo për faktin se zotëron një simpati dhe spontanitet të lindur, sipas aktorit. Ja një galeri me konkurrentet e Miss Italia 2017.

SHKARKO APP