FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FOTO/ Artisti me famë botërore i propozon live Kejvina Kthellës

Puntata e së shtunës në ‘Shiko kush luan’ ishte e mbushur plot me surpriza, me lojëra dhe me të qeshura pafund. Të ftuar ishin Anxhela Peristeri, Kejvina Kthella, Eduart Ndocaj, Kanita, Young Zerka dhe këngëtari me famë botërore Yaar. Artisti rumun është bërë i njohur për publikun shqiptar edhe pas këngës ‘Jale’ në bashkëpunim me Kanitën.

Luana dhe stafi i emisionit menduan t’i gjenin një nuse shqiptare Yaar-it pasi ai vetë u shpreh se vajzat shqiptare janë shumë të bukura. Këngëtari u vendos në zgjedhje ndërmjet disa prej VIP-ave, të cilat u shfaqën me fotografi në ekran. Ai zgjodhi modelen Kejvina Kthella e cila përvecse në foto, ishte në të njëjtën studio me të.

Yaar tregoi se e bëri këtë zgjedhje ngaqë po e shihte Kejvinën live dhe ajo ishte shumë herë më e bukur se sa në foto. Më pas në studio u improvizua edhe një propozim për martesë për modelen me muzikën karakteristike në sfond.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?