FOTO/ Dekori në stilin e lakut rreth qafës, modelja trazon rrjetin me fustanin në Kanë
Mahlagha Jaberi, një modele iraniane gjatë parakalimit në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë, ka bërë bujë në rrjet dhe ka ngjallur zemërim në vendlindjen e saj.
E gjitha ka të bëjë me dekorin në stilin e lakut rreth qafës që ajo kishte përzgjedhur për të dërguar një mesazh të qartë në Iran, duke protestuar kështu ndaj ekzekutimeve të regjimit në Teheran.
Fustani është stiluar nga stilistja Jila Saber dhe qëllimi është për rritja e ndërgjegjësimit për varjet e të rinjve në Iran, të cilat regjimi nuk ka ndërmend t’i ndalë.