Foto/ Dua Lipa nudo, mbulon me një kitare trupin e zhveshur
E bukur, elegante, manjetike dhe këngëtarja më e dëgjuar në këtë moment. Dua Lipa shfaqet nudo dhe mbulon me një kitarë trupin e saj të zhveshur, në setin e fundit fotografik për Elle Usa dhe tregon periudhen e saj të publikimit te këëges. Këngëtarja me origjinë shqiptare flet për karantinën e saj me të fejuarin Anëar Hadid dhe për pas pandemisë.
Fituesja e një Grammy në moshën 24 vjeçare Dua Lipa, është në krye të klasifikimeve me albumin ‘Future Nostalgia’, duke fituar titullin e artistes më të dëgjuar në botë me 150 milion streaming global në javën e debutimit. Albumi në të vërtetë do duhet të dilte në 3 prill, por dikush ka arritur të vjedhë këngët dhe ajo i ka publikuar në rrjet shumë më përpara. Për ketë këngëtarja flet edhe në intervistën e Elle Usa:’Mendoj që disa hackera kanë ndihmuar zgjedhjen time dhe e kanë nxjerrë albumin tim. Kam reaguar me një ‘ok’, sepse kështu duhet të ishte. Jam e kënaqur për muzikën time. Pas daljes së përshpejtuar ylli i pop-it kishte thënë në Instagram mes lotësh:’Kjo është një periudhë e vështirë për të gjithë, dua t’ju bëj të këndoni dhe të kërceni. Për këtë arsye albumi im do të jetë i disponueshëm në 27 mars.
Në shumë vende europiane dhe në botë, mes të cilëve edhe në Amerikë, kënga ‘Don’t start now’, është kënga më e dëgjuar në radio prej 6 javësh. Edhe pse në karantinë Dua Lipa nuk ndalet dhe në një postim në Instagram njofton këngën e re ‘Break My Heart’, disa ditë më parë.