FOTO/ Egla Ceno i jep fund beqarisë? Gazetari: Do martohet me njeriun që përmendte në Big Brother

Fituesja e ”Big Brother Albania Vip 3”, aktorja Egla Ceno, edhe pse gjatë aventurës së saj nuk foli kurrë për dashurinë, duket se ajo do t’i japë fund beqarisë së shpejti. Sipas gazetarit Ronaldo Sharka, aktorja do të martohet në fund të këtij viti. Ai përmes një postimi në Instagram, thotë se dyshja do të bëjnë një dasmë të madhe dhe tradicionale dhe se Egla ka folur shpesh në BBV për njeriun që “i ka vjedhur zemrën”. Gjithsesi deri më tani nuk dihet si qëndron e vërteta, pra nëse gazetari e ka thënë me nota humori apo ku ka zë, nuk është pa gjë? E deri atëherë kjo mbetet për t’u parë.

SHKARKO APP