FOTO/ Eranda Libohova ndan dhimbjen me ndjekësit: Më mungon më shumë se kurrë

Këngëtarja Eranda Libohova ka bërë një urim tepër të ndjerë për Fitër Bajramin. Në një postim në rrjetin social “Instagram”, Eranda ka shprehur mallin e pamatë për të ëmën e ndjerë dhe duke marrë shtysë nga lidhja e ngushtë që kishte me të, u ka uruar ndjekësve të saj dashurinë e të afërmve.

“Kjo ishte dhe mbetet dashuria ime më e madhe, mami! Gëzuar Bajramin. T’ju gjejë rrethuar me dashurinë e të afërmve tuaj. Ka disa dhimbje që nuk kalojnë kurrë. Në ditë të tilla si sot ishim mësuar të ishim bashkë. Më mungon më shumë se kurrë këtë herë.

Kujtoj që këndonim ndonjë herë, bënim humor bashkë, e qeshura jote edhe sot më jep energji pozitive jo vetëm për të përballuar jetën, po për t’i bërë gjërat me durim, përkushtim, e për t’u dhënë dashuri njerëzve! Gëzuar”-ka shkruar Eranda krahas fotos ku shihet e buzëqeshur pranë së ëmës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?