FOTO/ Fero flet për Arbenitën: Jam mysliman, s’kam lidhje me atë që bën…
Fero prej javësh ka marrë vëmendje të madhe, pasi tregoi se po largohej nga muzika dhe se po përkushtohej ndaj fesë islame. Çdo postim i tij tashmë lidhet me fenë, ndërsa kjo ka bërë që të zgjohet kurreshtja për raportin që ai ka me ish-gruan e tij Arbenita Ismajli.
U ngjallën thashethemet se ai dyshja janë ritakuar dhe mund të kishte një ribashkim të tyre. Në një postim të fundit të Feros në llogarinë e tij në Instagram, reperi tha se ai tashmë nuk ka asnjë lidhje me modelen.
Ai shtoi se secili ka jetën e tyre dhe se kanë respekt të ndërsjellët pasi edhe janë prindër të një vajze. “Jam mysliman tani dhe nuk kam lidhje me atë çfarë bën ish-gruaja ime. Secili e kemi jetën me respekt për njeri-tjetrin sepse kemi një vajze, por sot jam mysliman dhe nuk kam lidhje me të. Ajo zgjodhi jetën e saj”, ka shkruar Fero në postim.