FOTO/ Jolie në Francë, takohet me Brigitte Macron

Aktorja hollivudiane Angelina Jolie gjatë vizitës së saj në Francë është takuar edhe me Zonjën e Parë të këtij shteti.

Aktorja 42-vjeçare kishte shkuar në pallatin Elysee për t’u takuar me, Brigitte Macron, me kërkesë të aktores, për të folur rreth refugjatëve sirianë, të cilët i takoi gjatë udhëtimit të saj në Jordani. Angelina po ashtu do të pritet në zyrën qendrore të NATO-s në Bruksel për ta mbrojtur edhe një herë kauzën e refugjatëve.

SHKARKO APP