FOTO/ Konfirmohen opinionistët e ”Big Brother Albania VIP 4”

Opinionistët e ”Big Brother Albania Vip 4” janë zbuluar. Arbër Hajdari do të rikthehet për të katërtin vit. Ai ka qenë pjesë e pandashme e këtij formati, duke sjellë qëndrime dhe analiza në përputhje me zhvillimet brenda shtëpisë.

Këtë sezon, ai do të ketë krah Neda Ballukun. Ish-pjesëmarrëse në edicionin e katërt të “Big Brother” në vitin 2010-2011, Neda ka përvojë në trajtimin e temave të ndryshme brenda këtij formati. Roli i opinionistes i besohet për herë të parë në “Big Brother VIP” dhe pritet të sjellë këndvështrime të tjera për ngjarjet brenda shtëpisë.

Edhe pse ende nuk janë zbuluar banorët e këtij edicioni, janë përfolur emra të njohur nga fusha të ndryshme. Formati do përfshijë një kombinim mes personazheve VIP dhe individëve të zakonshëm, të cilët do të ndajnë historitë dhe përvojat e tyre.

SHKARKO APP