FOTO/ Ku e ke burrin, apo jeni ndarë? Françeska i kthehet ndjekësit në Instagram

Ish-banorja e ”Big Brother Albania Vip 3”, Françeska Murati vijon që të jetë një ndër personazhet më të komentuar pas përfundimit të reality show-t. Murati është angazhuar edhe në projekte televizive ku së fundmi e kemi parë në panelin e jurisë së ”She’s On Top”.

Ish-banorja është mjaft aktive në rrjetet e saj sociale ku ndan me ndjekësit momente nga puna dhe përditshmëria me familjen në Shqipëri. Një ditë më parë, ajo ka vendosur t’u përgjigjet disa pyetjeve të fansave, ku nuk munguan dhe ato për partnerin e saj, Ergysin.

Një nga pyetjet që ka tërhequr vëmendjen e ish-banores është edhe arsyeja pse ajo nuk e publikon imazhin e tij, ose janë ndarë. Françeska u përgjigj se ka qenë zgjedhja e saj që familjen dhe veçanërisht partnerin mos ta ekspozojë në rrjete sociale siç bëjnë çifte të tjera për klikime.

SHKARKO APP