FOTO/ Luiz Ejlli në bashkëpunim ikonik, rikthehet në studion e hiteve pas 15 viteve

15 vite më parë, Luíz Ejlli solli një nga interpretimet e tij më të ndjera, duke bashkëpunuar me Juliana Pashën në këngën “Sa e shite zemrën”. E kënduar në skenën e Kënga Magjike 2010, kjo baladë preku publikun, duke u pritur me duartrokitje dhe duke mbetur në kujtesën e shumë adhuruesve të muzikës shqiptare.

Krijimi mban vulën e kantautorit të njohur Pirro Çako, i cili njihet për aftësinë e tij për të sjellë këngë që mbeten gjatë në memorien kolektive. Luizi dhe Çako ishin sërish në studio, duke punuar për projekte të reja muzikore.

Ky rikthim i dy emrave të njohur të skenës shqiptare ka rritur pritshmëritë e publikut. Nëse balada e vitit 2010 u konsiderua një nga kulmet e repertorit të Luizit, bashkëpunimet e reja me Çakon pritet të sjellin të njëjtin intensitet ndjenjash dhe art të përjetshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?