FOTO/ Mbretëreshë Ilire në Eurovision, Albina dhe familja Kelmendi rrëmbejnë vëmendjen në ”tapetin e kuq”
Të dielën në Liverpool të Britanisë së Madhe, u mabjt “tapeti i bronzit” i Eurovizionit, ku nuk mund t’i mungonte përfaqësimi plot klas dhe dinjitoz i Albinës dhe familjes Kelmendi.
Nën tingujt e këngës “Duje” dhe me një veshje që fshihte një mesazh të fortë patriotik, Albina dhe familja dhuruan emocione e na përgatitën për një performancë të paharrueshme në gjysëmfinalen e 11 Majit!
”Ne jemi shumë krenarë që po e përfaqësojmë Shqipërinë, të cilën gjyshi jonë e deshi aq shumë”, komentoi Albina në një intervistë të shkurtër me prezantuesit e eventit, Timur Miroshnychenko dhe Sam Quek.