FOTO/ Miliarderi ia kap të pasmet modeles shqiptare, çmendet rrjeti! ‘Plas’ lufta me komentuesit
Modelja shqiptare me famë botërore Emina Çunmulaj ka gjetur një mënyrë të pazakontë për t’i uruar Shën Valentinin bashkëshortit të saj.
Bukuroshja e famshme ka postuar në Instagram një foto ku ajo shihet duke përqafuar partnerin e saj Sam Nazarian, ndërkohë që ky i fundit i ka kapur asaj të pasmet.
“Përgjithmonë Shën Valentini im!”-ka shkruar Çunmulaj në përshkrimine fotos, që duket se ka shkaktuar një furtunë mes komentuesëve, transmeton xing. Teksa shumë prej tyre e kanë cilësuar foton të këndshme, shumë të tjerë e kanë etiketuar atë si të tepruar e madje edhe të turpshme e të ulët.
Ndërkohë që ka pasur dhe komentues që kanë diskutuar format trupore të modeles.
“Asgjë për të kapur!”-ka shkruar një prej tyre, duke nënkuptuar se Emina nuk kishte vithe mjaftueshëm. Por këtij komenti, bukuroshja shqiptare nuk ia ka kursyer një replikë.
“Paske rënë në hall e shkreta ti se s’po ka çfarë të kapë burri im… Do të isha më e shqetësuar për tëndin dhe çfarë po kap ai dhe lër timin të shijojë prapanicën time të vogël që e dashuron. Tani mirupafshim vajzë… zhduku!”- i ka shkruar modelja komentueses, ndërkohë që në seksionin e komenteve vijon lufta mes ndjekësve që e ofendojnë atë dhe atyre që e mbrojnë.