FOTO/ ”Miss Shqipëria” ka një mbretëreshë të re, Klea Llagonia rrëmben kurorën e më të bukurës shqiptare

Miss Shqipëria ka një mbretëreshë të re. Klea Llagonia është kurorëzuar Miss Shqipëria 2024. Eneida Muçaj u shpall shoqëruesja e parë e Miss Shqipërisë, ndërsa Rebeka Cani u shpall shoqëruesja e dytë.

Edicioni i 26 i këtij kompeticioni u përmbyll me një mbrëmje magjike, organizuar në kalanë e Peqinit. Nën moderimin e Drita Zirit dhe Ermal Peçit, ishte një spektakël i organizuar deri në detaje duke na dhuruar mjaft emocione.

Gjatë mbrëmjes skena gjithashtu u elektrizua edhe nga tingujt e muzikës shqiptare nga këngëtarë të mirënjohur si Xhesika Polo, David Dreshaj, NRG Band, Altin Goci, Stresi dhe Argjend Gjigja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Miss Shqiperia (@missshqiperia)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?