FOTO/ Një princeshë në Met Gala si Dua Lipa, historia pas varëses me diamant 100 karatësh
Ylli i popit, artisja me origjinë shqiptare Dua Lipa po cilësohet si princesha në Met Gala. Ylli shqiptar nuk zhgënjeu. Ajo kishte veshur një fustan të bardhë nga Chanel, të njëjtin dizajn që Claudia Schiffer veshi për koleksionin e modës së vjeshtës 1992. Një vëmendje të madhe mori zgjedhja e aksesorëve të saj, veçanërisht, ai gjerdan me diamant i cili ka një histori interesante pas.
Dua Lipa u bë ylli i parë që vendosi diamantin e ri “Legendary” të Tiffany & Co. Diamanti i bardhë “Legendary” është mbi 100 karat dhe i bën homazh formës së diamantit ikonik të verdhë Tiffany, të cilët janë pothuajse identike.
Vetëm katër gra kanë vendosur diamantin origjinal Tiffany. Mary Whitehouse ishte e para që e vuri atë në një ballo për kompaninë e bizhuterive në vitin 1957. Ajo u pasua nga Audrey Hepburn, e cila e vuri diamantin për foto në vitit 1961 për “Breakfast” at Tiffany’s; Lady Gaga në Oscar 2019 dhe Beyonce në një sef fotografik 2021 Tiffany & Co.