Foto nudo? ”Kloni” i Nora Istrefit thotë…
Ka lindur në Berat, duke kaluar fëmijërinë dhe një pjesë të adoleshencës, por më pas është larguar në Maqedoni, ndërsa sot jeton mes Shkupit dhe Tiranës. Është fjala për modelen Nikol Spaho, e cila ishte e ftuar në “Pasdite në Top Channel”. Nikol përfaqësoi Shqipërinë në “Miss Europe”, duke arritur të ishte në top 10.
Ajo rrëfen se ajo që i ka bërë më shumë përshtypje në këtë event ka qenë xhelozia mes vajzave. Ndërkohë e pyetur se nëse do të kishte një ofertë për të pozuar e zhveshur nga “Dolce & Gabbana”, Nikol është shprehur se nuk do ta bënte një gjë të tillë. “Ndoshta gjysmë”, shprehet modelja.
Nikol Spaho ka edhe ngjashmëri të madhe edhe me Nora Istrefi dhe për këtë shprehet se shpesh e ngatërrojnë me këngëtaren.
Sa i përket të ardhmes ajo shprehet se: “Kam pasur oferta për jashtë, por jam duke mbyllur fakultetin dhe jam ende në dyshim nëse duhet të shkoj apo jo. Më pëlqen aktrimi dhe kam marrë pjesë edhe në një film me metrazh të shkurtër”.