FOTO/ Puthje të nxehta me të dashurin në publik, këngëtari thyen zemrat e femrave

Sam Smith dhe i dashuri i tij Brandon Flynn duket se po kalojnë një periudhë shumë të mirë në jetën e tyre. Gjithçka është e mbushur me dashuri për ta dhe romanca i ka treguar të gjitha shenjat e saj në jetën e tyre.

Dy të rinjtë, përkatësisht 25 dhe 24 vjeç, janë fotografuar duke i dhënë njëri-tjetrit disa puthje të nxehta, pa u shqetësuar nga prania e syve kuriozë të njerëzve, teksa ndodheshin në një lokal peshku në Londër.

Ata janë fotografuar sëbashku dhe sërish në momente intime, për herë të parë në muajin tetor, në qytetin e New Yorkut. I fiksuar pas ushqimit të shëndetshëm, Sam është kapur duke thyer rregullat e tij strikte dietike dhe duke ngrënë disa patate të skuqura. Por kush e ka mendjen tek ushqimi kur ka pranë njeriun e zemrës?

SHKARKO APP