FOTO/ Rita Ora me hitet dhe ritmet shqiptare ngre peshë publikun në zemër të Tiranës

Ylli botëror i muzikës me origjinë shqiptare ka ndezur mbrëmjen e djeshme skenën së në Sheshin Skënderbej së bashku me trupën e baletit, duke performuar hitet e saj më të bukura ndër vite.

Ajo ka zbritur në skenë pak përpara orës 22:00 dhe për më tepër se 45 minuta elektrizoi sheshin e mbushur nga qytetarët që kishin ardhur enkas për koncertin e artistes shqiptare, koncert i cili ishte falas dhe u konceptua si një mesazh për të gjitha vajzat në formë sensibilizimi ndaj abuzimit të 11-vjeçares në Kosovë.

Këngëtarja performoi shkëlqyer hitet më të njohura por edhe muzikë me motive shqiptare e cili ngriti peshë publikun. Për ta përshtatur edhe më tepër veshjen e saj me meloditë e çiftelisë dhe lahutës Rita zgjodhi edhe njëherë stilistin Valdrin Sahiti për performancën e saj në zemër të kryeqytetit shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ora kishte veshur një ‘body’ të zi ku vihej re detaji i shqiponjës dykrenare përreth kraharorit dhe shpatullave të saj ndërsa balerinët kishin veshjet e tyre ngjyrë të kuqe, dy ngjyrat që simbolizojnë flamurin tonë shqiptar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Koncerti i Rita Orës erdhi sërish në Tiranë në kuadër të eventeve të Kryeqytetit Europian të Rinisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?