FOTO/ Rovena, Manjola, Irma e Eranda, këngëtaret që as jeta jashtë skenës nuk i ndan…
Jo të rralla janë rastet kur mes VIP-ave shqiptarë krijohen miqësi të mira, të cilat reflektohen te publiku.
Në të shumtën e rasteve ndodh që xhelozia mes tyre të prishë raportet, por ka edhe nga ata që u takuan shumë të rinj me njëri-tjetrin dhe më pas e ruajtën këtë miqësi edhe pas arritjes së famës.
Një rast i tillë është ai i katër këngëtareve shumë të dashura për publikun, të cilat njëherësh janë edhe mike shumë të mira mes njëra-tjetrën.
Rovena Dilo, Eranda dhe Irma Libohova si dhe Manjola Nallabani janë këngëtaret, të cilat janë mike shumë të mira me njëra-tjetrën edhe në përditshmëri.
Këtë e kanë treguar edhe përmes disa fotografive të publikuara në rrjetet sociale, ku shfaqen së bashku të freskëta dhe shumë të buzëqeshura pranë njëra-tjetrës.
Ato kanë arritur të marrin shumë komente nga ndjekësit e tyre të shumtë në numër.