FOTO/ Shkëndija dashurie mes Dua Lipës dhe aktorit-prezantuesit të njohur britanik
Në festën e organizuar pas ndarjes së çmimeve në Brit Awards, ndoshta janë hedhur themelet e një dashuri të re.
Dua Lipa ka fituar dy çmime prestigjioze në festivalin kryesor muzikor britanik, duke u vlerësuar në kategorinë “Këngëtarja më e mirë britanike femër” si dhe “Artistja e re më e mirë britanike”.
Këngëtarja shqiptare është dukur tejet e afërt me Jack Whitehall, e cila ka bërë që mediat të aludojnë për një lidhje të mundshme.
Britaniku shihet teksa i pëshpërit diç në vesh shqiptares, që tashmë është pa diskutim një ylli të ri të muzikës botërore, këngëtares së hitet të njohur “New Rules”. Miqtë e britanikut pohojnë se ky i fundit është një tifozë i zjarrtë i muzikës së bukuroshes sonë.
Pjesëmarrësit e tjerë në festë kanë pohuar, se sinqeriteti ekstrem midis 22-vjeçares dhe 29-vjeçarit mori vëmendjen e tyre. Madje njëri prej të pranishmëve, në kushte anonimiteti për “The Sun”, ka pohuar se “Ka pasur një harmoni të pabesueshme mes tyre”.
Vlen të theksohet, se këngëtarja e hitit “New Rules”, ka kaluar për disa minuta edhe në shoqëri të këngëtarit Calvin Harris.
Dua javë më parë kishte njoftuar të jetë ndarë nga i dashuri disamujor, Paul Klein.