FOTO/ Sidrit Bejleri dhe Aurela Gaçe siç nuk i kemi parë asnjëherë!

Njëherë në çdo 21 ditë Lindita merr mjekimin për sëmundjen që i është rikthyer.

Kjo ishte një ditë mëse e zakonshme për të. Madje vetë Lindita është “çuditur” nga prania e kamerës së emisionit “Shqiptarët për shqiptarët”. Pas perdes së shtratit të Linditës është organizuar gjithçka.

Këngëtarja e mirënjohur dhe shumë e dashur nga publiku Aurela Gaçe është “bashkëpunëtorja” e emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” këtë radhë. Sidriti dhe Aurela u bënë bashkë dhe përgatitën një surprizë për Linditën.

Mjekja që ndjek Linditën, Dhurata u fut në dhomë me dy personazhet e maskuar.

“Mjekja” Aurela i mati tensionin Linditës.

“Unë nuk marr vesh nga kjo, kam ardhur për një tjetër gjë”, thotë Aurela. Dhe në këtë moment, vjen edhe reagimi emocionues i Linditës, pasi pa nga afër sytë e “mjekes” së re, si dhe kur dëgjoi zërin e saj kaq karakteristik.

Pas këtij momenti drithërues, Lindita habitet nga prania e Sidrit Bejlerit në dhomë. “Ma bëtë jetën më të bukur sot”, shprehet ajo mes emocionesh.

“Mua më thanë se ti je e fortë, thashë të vij ta shikoj njëherë këtë të fortën se kush është”, tha Aurela. “Jam fansja jote, të dua të adhuroj shumë” i kthen Lindita./BW/

Image

SHKARKO APP