FOTO/ Stilistja nga Prizreni mahnit me dizenjimin e fustanit të Beyonce
Lena Berisha prej kohësh është një nga emrat që vesh edhe yjet e huaj, dhe me krijimet e saj, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm. Stilistja nga Prizreni ka pasur fatin të veshë me krijimet e saj artistë të mëdhenj të botës si këngëtarja Bebe Rexha, Cardi B edhe shumë personazhe të tjerë.
Së fundmi Lena i ka surprizuar të gjithë, pasi ajo ka zbuluar se është përzgjedhur nga mbretëresha e popit Beyonce. ”Queen B” ka zgjedhur fustanin e stilistes për klipin e saj të Tiffany & Co dhe dukej e mrekullueshme.
Fustani mjaft i veçantë dhe i shndritshëm, është një krijim të cilin Berisha e ka zbuluar edhe më parë dhe tashmë u vesh nga ylli i muzikës.