FOTO/ Të kapur për dore Eduart Grishaj dhe Arbana Osmani shfaqen në publik si të fejuar

Moderatorja Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj po jetojnë një histori të bukur dashurie, për të cilën janë kthyer në kryefjalën e mediave.

Ata i shohim shpesh me pushime së bashku dhe nuk mungojnë në rrjete sociale komentet ngacmuese për njëri-tjetri.

Arbana dhe Eduarti nuk ngurrojnë të shprehin publikisht ndjenjat dhe vlerësimin që kanë për njëri-tjetrin, duke tërhequr shpeshherë vëmendjen e të gjithëve.

Por së fundmi moderatorja së bashku me regjisorin janë shfaqur në publik si të fejuar.

Të veshur shik me të zezën ceremoniale dhe të kapur dorë për dore, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj janë fotografuar nga paparacët.

E pas shumë zërave e aprovimeve nga ana e tyre, më në fund vendosin t’u thonë një “po” të madhe pyetjeve kureshtare nëse janë bashkë apo jo.

SHKARKO APP