FOTO/ Zbulohen detaje sekrete nga ceremonia martesore e princit Harry me Megan Markle

Princ Harry dhe aktorja e njohur Meghan Markle do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në maj të këtij viti, ndërkohë që pallati mbretëror ka zbuluar disa detaje të tjera nga ceremonia e dasmës së tyre.

Princi Harry dhe Meghan Markle do të parakalojnë përmes Windsor në një karrocë pas marrjes së premtimeve të tyre të dasmës para Kryepeshkopit të Canterbury.

Çifti, i cili do të martohet më 19 maj, do të bëjë një udhëtim nëpër qytet, të mbushur me njerëz të ardhur nga e gjithë bota.

Swiss Digital Desktop Reklama

Princ Harry dhe Meghan do të kalojnë përgjatë gjashtë rrugëve para se të përfundojnë në Windsor Castle, sipas të dhënave të lëshuara dje nga Kensington Palace.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shërbimi i martesës, do të kryhet në Kështjellën e shekullit 15-të  të Shën Gjergjit.

Çifti do të bëjë premtimet e tyre të dasmës para Kryepeshkopit të Canterbury, Justin Welby.

Shërbimi do të zgjasë një orë, duke filluar nga ora 12 deri në orën 13:00, konfirmohet nga Kensington Palace.

Kujtojmë se dyshja zyrtarizuan lidhjen e tyre në fejesë ne fillim të muajit nëntor, por njoftimi zyrtar për fejesën e tyre u bë më 27 nëntor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?