FOTO/ Zbulohet letra shumë e komentuar e Gjestit

Të gjithë banorët e ”Big Brother Albania Vip 4” hapën zemrën dhe ndanë letrat e tyre me emocion, por njëri prej tyre nuk pati guximin ta lexonte të tijën. Gjesti u largua nga dhoma, duke i lënë të gjithë të pyesin: çfarë kishte shkruar që nuk mund ta ndante me të tjerët? Një ditë më parë, u tha se letra e tij ishte një dedikim për ish-të dashurën, Diellzën, ndërkohë që sot, përmbajtja e saj është bërë publike. Në vargje të mbushura me mall dhe nostalgji, Gjesti shpreh mungesën dhe dhimbjen pas ndarjes.
Letra e Gjestit:
E dashur ishe D.
Oj drita jem, kallxom natën ku po flen
O bebi jem, kallxom n’cilin krah po flen
O drita jem, Shën Valentini pa ty po m’xën
O bebi jem, kush po t’bjen lule n’venin tem?
Ti s’mundesh me kon e tjetër kujt, ti je e jemja
Ti je my bebim, je my shpirt, je my zemër
Prej meje mund të ikë trupi, e jo nuk të ik menja
Ti s’mund me m’harru kurrë, hala për mu t’rreh zemra.
A m’ke harru be?
A m’ke harru bre?
Sa herë flej e çohna, nuk po mund pa t’kujtu bre.
Veç ty jom ka t’du,
Veç ty jom ka t’du bre
Sa herë flej e qohna nuk po mujna pa tkujtu bre
Ah, ata lot e tu…
Ah, lot e tu bre…
Shumë t’kan piku gjatë kohës kur s’je kon me mu.