Fotomodelja seksi: Nuk pozoj me të brendshme sepse…

Fotomodelja simpatike Nensi Kola ishte një nga të ftuarat e Bieta Sulos në “Ftesë në Pesë” për të folur rreth pasioneve të saj dhe jetës personale. Edhe pse e diplomuar në juridik, Nensi tregoi se pasionet e saj më të mëdha kanë qenë gjithnjë fotografia, kujdesi ndaj vetes dhe udhëtimet.

Bukuroshja 28 vjeçare sqaroi se format e saj trupore janë më shumë të përshtatshme për fotomodeling, e për t’u ndalur te fiziku ajo na zbuloi një detaj që shumë pak e dinë.

Nensi tha se para disa viteve, gjatë kohës që ishte ende në gjimnaz, ka qenë 90 kg dhe ka arritur në përmasat e sotme vetëm falë një diete të mirë si edhe aktivitetit të rregullt fizik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i përket seteve të ndryshme fotografike, ajo pranoi se ka pozuar me bikini, por kur vjen puna te të brendshmet është më e rezervuar. “Fotot me të brendshme janë më personale dhe te publiku përcjellin një tjetër lloj imazhi”, është shprehur ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?