FOTOT e nxjerrin zbuluar Bora Zemanin/ Kapet mat në shtëpinë e Donald Veshajt
Prej muajsh përflitet se moderatorja bukuroshe, Bora Zemani dhe aktori që na ka bërë gjithnjë të qeshim me batutat e tij, Donald Veshaj janë në një lidhje.
Ndërkohë që Romeo me Jonida janë kapur shpesh herë mat, Bora dhe Donaldi kanë qëndruar pak më diskret për lidhjen e tyre.
Mirëpo, dy foto së fundmi e kanë nxjerr zbuluar çiftin e njohur.
Por në puntatën e kaluar të rubrikës “Për drekë me mua”, Donaldi mblodhi grupin në shtëpinë e tij.
Në pamjet e filmuara në shtëpinë e tij, bie në sy që kuzhina e Donaldit është e njëjta me atë që Bora ka pozuar pak muaj më parë, duke vërtetuar kështu që në të vërtetë dyshja janë në një lidhje.