Fotot e pabesueshme para dhe pas katërnjakëve

Syman dhe Lindsay Hay kanë pesë fëmijë. Më i madhi s’i ka mbushur akoma pesë vjeç. Carson është katër dhe katërnjakët e tyre, Caiden Michael, Madison Grace, Lucas William dhe Grayson James, janë shtatë muajsh. Para se të ngelte shtatzënë, Lindsay u trajtua me hormonin Follistim, pasi sipas mjekëve vezët e saj ishin cilësi e dobët. ”Nëse prodhojë më shumë vezë për cikël, do të dilte një vezë e mirë. Provuam këtë trajtim të kombinuar me marrëdhënie të koordinuar gjashtë herë para se të provonim in vitro. Mbeta shtatzënë me katërnjakë në ciklin e tretë të këtij trajtimi”.

Kur morën vesh lajmin, Lindsay dhe Syman u shokuan. ”S’më besohej. Më parë kisha vezë të dobëta, tani kisha katërnjakë? Im shoq nuk nxorri një fjalë nga goja”,-tha ajo dhe shtoi, ”Sinqerisht s’e besoja se do të ishte një shtatzëni e suksesshme dhe u përgatita për abort spontan. Isha shumë e trembur, e pasigurt, e habitur”.

https://www.instagram.com/p/B0FATu_g1o9/?utm_source=ig_embed

Swiss Digital Desktop Reklama

Lindsay mbeti shtatzënë me katërnjakë pas disa abortesh spontane. ”Jam me fat që më pëlqen të jem shtatzënë, në të kundërt do të kishte qenë shumë e vështirë. Gjatë tremujorit të parë, bëhesha aq keq, sa s’rrija dot në këmbë. Me katër fëmijë dhe katër placenta, hormonte, lodhja dhe të përzierat thjesht u katërfishuan. Isha jashtëzakonisht në ankth dhe prisja mesnatën për të festuar që ia hodha dhe një ditë tjetër”.

Swiss Digital Mobile Reklama

https://www.instagram.com/p/B16gL_bgOf-/?utm_source=ig_embed

Rreth javës së 20, qafa e mitrës së Lindsay nisi të hollohej. “U tmerrova dhe u binda se do t’i humbisja fëmijët. Por s’ndodhi kështu. E mbajta veten dhe shtatzënia zgjati 30 javë dhe katër ditë”. Katërnjakët qëndruan në inkubatorë për shtatë javë dhe më pas dolën nga spitali shëndoshë e mirë. Më e bukura? Lindsay i ushqeu të gjithë me gji.

https://www.instagram.com/p/B84QyhAnhsr/?utm_source=ig_embed

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?