Fotot ngjasojnë me luftën në Gaza, kompania Zara thyen heshtjen pas lumit me kritika në rrjet

Komopania Zara ka thyer heshtjen pas lumit me kritika, ku thotë se i vjen keq për një “keqkuptim” në lidhje me fushatën e kritikuar për përdorimin e fotove që ngjasojnë me imazhe nga lufta Izrael-Gaza.

Zara tha se disa klientë panë “diçka larg asaj që synohej kur u krijuan”. Kompania tha se fushata është “konceptuar në korrik dhe është fotografuar në shtator”. Më 7 tetor Hamasi filloi një sulm kundër Izraelit, duke vrarë 1,200 njerëz. Izraeli nisi sulme hakmarrëse në Gaza dhe mendohet se ka vrarë rreth 18,200 njerëz.

Fushata e Zara-s, e titulluar “The Jacket”, përmbante një seri fotosh në të cilat modelja ishte fotografuar në sfondin e gurëve të plasaritur dhe statujave të dëmtuara, të cilat ngjasonin me fotot nga lufta e tmerrshme në Gaza.

SHKARKO APP