Francë, këngëtarja myslimane tërhiqet nga The Voice

Mennel Ibtissem, këngëtarja myslimane 22 vjeçe, është tërhequr nga gara e The Voice në Francë.

Ajo është tërhequr nga konkurrimi pasi është kritikuar për disa komente të bëra në mediat sociale.

Në një postim të saj Ibtissem ka shprehur dyshime për natyrën terroriste të sulmit me kamion në Nicë, më 2016 ku ishin vrarë 86 veta.

Këngëtarja ka treguar se mesazhi i saj është keqkuptuar, transmeton klan Kosova.

Ndërsa performance e saj duke kënduar këngën Hallelujah të këngëtarit Leonard Cohen, është shikuar në YouTube mbi 900 mijë herë.

SHKARKO APP