Françeska flet për burrin dhe për foton që doli, i kthehet të ftuarit: Nuk kam qenë përndjekëse në Big Brother

Françeska Murati e ftuar në ”Ftesë në 5”, ka treguar përjetimet e para pas daljes nga shtëpia e ”Big Brother Albania Vip 3”. Ajo ka treguar se momentin e parë që takoi djalin e saj ai ishte në gjumë dhe se e kishte kapluar frika, pasi ai e kishte harruar.

Përsa i përket jetës private ajo theksoi se partneri i saj nuk do të jetë figurë publike, edhe pse pas daljes së saj, u publikua në media një foto e tyre. “Ne kemi një jetë shumë private dhe ai realisht nuk do të jetë figurë publike”, u shpreh ajo.

Në një përplasje me Eduart Dedën, Françeska pohoi se ka vepruar me klas në momente të vështira dhe nuk i pranoi opinionet lidhur me sjelljet e saj në shtëpinë e famshme. “Po i dashur e tregova veten shumë klas në ato momente”, ju përgjigj Franceska Edit, duke refuzuar dhe përkufizimin si përndjekëse në shtëpinë e BBV3.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)

SHKARKO APP