Françeska Murati, zbulimi i ”Big Brother VIP 3”!

Nëse do flasim për një nga surprizat e këtij edicioni të “Big Brother VIP 3”, ajo do të ishte pikërisht Françeska Murati. Hyrja e saj në këtë format nuk do të bënte diferencën, por banorja diti se si ta thyente këtë paragjykim…

Shpejt kuptuam se titulli “Miss Londra” nuk ishte e vetmja anë e fortë e Françeskës, përkundrazi ajo tregoi tërësisht të kundërtën. Françeska u bë ‘speci djegës’ i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ajo që krijonte situata, që nuk kishte frikë të debatonte, madje të përballej me banorët më të vjetër e me ata që konsideroheshin si lojtarët më të fortë.

Françeska theu dhe tabu me lojën e saj brenda BBV, ku në fillim mendohej se banorët që hyjnë më vonë në shtëpi janë më në disavantazh, ajo bëri plotësisht të kundërtën. Banorja edhe pse i është bashkuar më vonë shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ia arriti që të rezistojë më gjatë në lojë, duke ‘përcjellë’ të gjithë të tjerët.

E përfolur për luksin, fustanet e saj markë të shtrenjta, titullin “Miss”, Françeska tregoi se një vajzë e bukur mund të jetë shumë më shumë se kaq, mund të jetë e fortë dhe e zgjuar dhe e pandalshme.

E në fakt ajo është ndër ato banore që ‘e ka mbajtur me dhëmbë’ vendin e saj drejt finales. Me historitë e saj personale, dhimbjen që ka lënë të voglin e saj jashtë, por mbi të gjitha e pastepur përballë asgjëje dhe askujt, Françeska është me plot gojën zbulimi i këtij edicioni të “Big Brother VIP 3”! /TAR/

SHKARKO APP