Françeska zbulon sekretin e Eglës dhe Julit: Kishim porositur edhe fustanin, por unë dola
Ethet e finales së madhe kanë nisur, dhe nesër në mesnatë, do të shpallet fituesi i madh. Ish-banorja e ”Big Brother Albania Vip 3”, e cilësuar si një zbulim, Françeska Murati ka treguar për herë të parë planin e banorëve për të “martuar” dy aktorët, Jul Dedën dhe Egla Cenon.
Gjatë një interviste për “Wake Up”, Françeska tha se kishte porositur fustanin dhe gjitha gjërat që iu duheshin për dasmë, por plani i tyre dështoi pasi Françeska u eleminua nga “BBV”.
“Më erdhi shumë keq sepse doja ta shijoja këtë javë, të vazhdoja me ato gallatat e mija që tashmë janë bërë virale. Për një sekret që ndoshta ju nuk e dini. Ne kishim organizuar të bënim një dasëm aty brenda.
Do të bënim Eglën nuse dhe Julin do ishte dhëndër, do e bënim si një gjë qesharake. Unë do ti martoja ata dy. E kishim bërë plan që nëse do të vazhdoja në shtëpi, të nesërmen do e bënim si ditë pushimi që ishim. Kishim porositur fustanin dhe të gjitha por kur dola unë e lanë fare”, u shpreh ajo.