“Fshije këtë, fshije”, çudit Jori: Kristit mbase i pëlqejnë çunat

I ftuari i parë special në “Kepin e VIP”-ave ishte Krist Aliaj. Në puntatën e dytë të emisionit, Kiara Tito e prezantoi atë me banorët e tjerë, ku disa prej tyre nuk e pritën aspak mirë.

Një ndër to ishte edhe Jori Delli, së cilës i ka ngelur hatri me Kristin. Ky i fundit teksa ishte i ftuar së bashku me Jorin në “E Diell” tha: “Ajo është tipi i femrës që ka shumë qejf ose preferon çuna mafiozë”.

Ndërkohë Jori para kamerave tha për Kristin: “Të kam çuar në xhiro, kemi folur bashkë. Ai kur jemi bashkë nuk m’i thotë ato gjëra. Nuk më kërkoi as falje. Ndihem shumë e zhgënjyer nga kjo gjë sepse nuk e prisja fare. Prandaj thashë unë në rrugën time, ti në rrugën tënde. I pëlqen të pëlqehet, i pëlqen që vajzat t’i shkruajnë. Më ka treguar edhe disa mesazhe, por ai as që u përgjigjet. Nuk e di se çfarë bën. Mbase i pëlqejnë çunat. S’e di. Fshije këtë, fshije”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?