”Funerali i telefonave”, Egli Tako flet për foton me Gjestin: Atë ditë vdiq dhe njerëzimi

Egli Tako e ftuar në “Shqipëria Live”, ndër të tjera foli edhe për foton mes saj dhe Gjestit, në funeralin e vëllait të tij. E pyetur nga moderatorja Sidorela Gjoni nëse e kishte pritur që momenti të fotografohej e shpërndahej në internet, Egli u përgjigj thjesht me një jo, qartësisht ende e bezdisur prej situatës.

“Nuk dua ta komentoj fare si temë. Respektoj dhimbjen e tyre deri në fund dhe nuk dua të flas fare përsa i përket kësaj teme. Di vetëm të them që atë ditë vdiq dhe njerëzimi, kështu që nuk dua të komentoj asgjë”,-tha ajo dukshëm e zhgënjyer.

Pas ndarjes tragjike nga jeta të vëllait të Gjestit, momenti i funeralit shkaktoi shumë kritika në rrjet, pasi njerëz të pranishëm fotografuan personazhet publikë që u bënë pjesë e dhimbjes së familjes Kelmendi, duke shpërndarë foto dhe video në rrjet nga takimet e tyre me Gjestin.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?